Selmanaj, Haxhiut: U bëra zëvendëskryeministër, nuk desha të bëhem ministër i Drejtësisë

Aktuale

Selmanaj, Haxhiut: U bëra zëvendëskryeministër, nuk desha të bëhem ministër i Drejtësisë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 17:13
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i ka replikuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i ka thënë se e ka ëndërr që të bëhet ministër i dikasterit që ajo e drejton.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit derisa diskutohej për Ligjin për Reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka thënë se duhet të mundohen si politikanë që sa më shumë të largohen nga sistemi prokurorial.

“Për me i tregu ministres Haxhiu dhe të tjerëve po të doja të bëhesha ministër i Drejtësisë isha bërë shumë lehtë, por kam zgjedhur një rol tjetër kam qenë zëvendëskryeministër, por kam pasë rol edhe në Ministrinë e Drejtësisë, por të ju them se kur kam qenë edhe si zëvendëskryeministër edhe kam hyrë në politikë edhe kam dalë nga Qeveria pa hipoteka, nuk e kisha teledirigjuesin që dikush me SMS, jam Driton Selmanaj me integritet aq sa kam dhe si mundem.

Gjithçka që lidhet me politikën duhet ta largojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, ka thënë Selmanaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat