Dervishi: Blinken shmangu çështjen e Kosovës, kishim protagonizëm nga Rama

Aktuale

Dervishi: Blinken shmangu çështjen e Kosovës, kishim protagonizëm nga Rama

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 06:21
Antony Blinken

Gazetari dhe analisti, Lutfi Dervishi, ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Dervishi tha se sekretari amerikan iu është shmangur çështjes së Kosovës, pasi që nuk ishte rasti për të përcjellë mesazh. Derisa, shtoi se Rama kishte protagonizëm për të marrë rol publik.

“Sekretari amerikan, Blinken iu shmang çështjes së Kosovës, sepse nuk ishte vendi dhe rasti për të përcjellë mesazh për Kosovën përmes Tiranës, sepse themi që tashmë Kosova ka zot të shtëpisë vetë.

Në këtë rast kishim një protagonizëm të kryeministrit për të marrë një rol publik duke përdorur atë që quhet diplomacia e megafonit, sepse besoj që mesazhet apo kërkesat janë që të ushtrohet një ndikim për të moderuar ose për të pasur ndikim, por jo kështu në mënyrë publike, siç u bë sot në kumtim të kryeministrit apo të pyetjeve të gazetarëve”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat