Deputeti i VV-së tha se ka pranuar email nga Liga Premier dhe DigitAlb, reagon Agim Veliu

Aktuale

Deputeti i VV-së tha se ka pranuar email nga Liga Premier dhe DigitAlb, reagon Agim Veliu

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:13
Agim Veliu dhe Valon Ramadani

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani tha sot në komision se ka pranuar disa email-a nga DigitAlb dhe Liga Premier.

Gjatë mbledhjes që po mbahet me anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media, Ramadani tha se në emailin e Ligës Premier thuhet se “Art Motion” nuk ka të drejtë transmetimi ligën angleze në Kosovë.

“Kam pranuar disa email nga DigitAlb dhe nga Liga Premier dhe mund t’i publikojë ato email-a që t’i shohin dhe anëtarët e KPM-së. Email ju ka dërguar dhe kryetarit të Kuvendit. Në shkresën e Ligës Premier thuhet që Art Motion s’ka të drejtë transmetimi ligën në Kosovë”, tha Ramdani.

Pas kësaj deklarate të Ramadanit, deputeti i PDK’së, Isak Shabani tha se kjo është e padrejtë, pasi sipas tij çdo e dhënë që është tek kryetari duhet ta kenë edhe anëtarët e komisionit.

“Po vazhdon avazi i vjetër. Kryetari i Komisionit thotë që ka email e këndej nuk i ka shpërnda tek anëtarët e Komisionit. Nuk shkon kështu. Kjo është e padrejtë. Çdo e dhënë që është tek kryetari duhet ta kenë edhe anëtarët e komisionit”, ka thënë Shabani.

Njëjtë veproi edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu. Ai e quajti deklaratën e Ramadanit konspiracion, teksa shtoi se duhet të informohen anëtarët e Komisionit.

“Tash po ngritën çështje të tjera të email, e kjo s’është e nevojshme të hapen çështje të konspiracioneve, por duhet të informohen anëtarët e Komisionit. Një pjesë e anëtarëve të Komisionit janë të hendikepuar me materiale”, ka thënë Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat