Ministrja Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi në ekonomi

Aktuale

Ministrja Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi në ekonomi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:07
Foto nga takimi

Ministrja Gërvalla takon homologun nga Malta, në fokus thellimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi në ekonomi

Bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbim tregtar, turizëm, shkëmbim të përvojave në qeverisje të mirë dhe proceset integruese të Kosovës, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës z. Ian Borg.

Gjatë takimit bilateral, Ministrja Gërvalla falënderoi homologun e saj për mbështetjen që Malta i ka dhënë Kosovës duke theksuar se shteti ynë po ecën me hapa të sigurtë drejt përparimit thelbësor në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE dhe NATO, duke ndërmarrë reforma të thella në ekonomi, politika zhvillimore, legjislacion, luftë kundër korrupsionit dhe progres të përgjithshëm shoqëror.

Marrë parasysh që Malta këtë vit kryeson OSBE-në, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Borg diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushat që mbulon ky mekanizëm i rëndësishëm ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat