Mustafa: Pavarësia e Kosovës projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan

Aktuale

Mustafa: Pavarësia e Kosovës projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti UÇK-së për Zoinën Operative të LLapit dhe njëherësh ish-deputet kur u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008, Rrustem Mustafa tha se Pavarësia e Kosovës ka qenë arritje historike dhe që është bërë falë miqve tanë amerikan dhe të tjerëve.

Mustafa për ‘Info Plus’ të RTK-së tha se ka qenë krenar që ishte pjesë e legjislativit kur u shpall pavarësia e vendit.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës ka qenë objektiv që e kanë synuar shumë gjenerata të shqiptarëve të Kosovës.

“Kemi qenë të bindur se pavarësia e Kosovës do të vjen, kemi qenë të bindur se Kosova do të çlirohet dhe do të bëhet e pavarur”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat