“Janë fjalët më të çmueshme”: Kelmendi rrëfen emocionet e tij me 17 Shkurt 2008, shpërndan një foto të vjetër

Aktuale

“Janë fjalët më të çmueshme”: Kelmendi rrëfen emocionet e tij me 17 Shkurt 2008, shpërndan një foto të vjetër

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:46
Adriatik Kelmendi

Adriatik Kelmendi, moderatori i emisionit “Rubikon”, ka shpërndarë një fotografi nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.

Në shkrimin e tij, Kelmendi ka treguar se fjalët kur tregoi se Kuvendi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, janë fjalët më të çmueshme të tij, që i ka shqiptuar në televizion.

Në fund, gazetari Kelmendi ka uruar 16-vjetorin e shtetit.

““Kuvendi i Kosovës sapo shpalli Kosovën shtet të pavarur”, janë fjalët më të çmueshme, të cilat ndonjëherë i kam shqiptuar live në transmetim televiziv.

Data 17.02.2008!

Urime 16-vjetorin, shteti ynë!” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat