Gërvalla takon Peachin, përshëndet praninë e madhe të Britanisë në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Gërvalla takon Peachin, përshëndet praninë e madhe të Britanisë në Ballkanin Perëndimor

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria, në këtë takim vend të veçantë zunë marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e parezervë ndaj Kosovës në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimi në fushat e shumta me interes të përbashkët.

“Gjatë këtij takimi, Ministrja Gërvalla falënderoi Lordin Peach për qëndrimin konsistent të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të qëndrimeve dhe interesave të drejta të Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon shtetin ynë, duke përshëndetur një prani më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

“Lordi Peach i uroi Ministres Gërvalla dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat