Dënimet me kusht më të shpeshtit për të miturit, problematike situata me recedivistët

Aktuale

Dënimet me kusht më të shpeshtit për të miturit, problematike situata me recedivistët

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 22:49
Pamje nga seanca

Mijëra lëndë kanë pasur nëpër duar gjyqtarët e departamenteve për të mitur në Gjykatat Themelore gjatë vitit 2023. Megjithatë shumica prej tyre në verdiktin final, të rasteve që të përfshirë kanë qenë të miturit kanë vendosur që tu jepet dënim me kusht. 

Në 168 raste ku të përfshirë kanë qenë të miturit, gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë vendosur dënime me kusht.

Dënime të tilla për të miturit, dominojnë edhe në të dhënat për rastet para gjykatave të tjera në Kosovë.

Nga të dhënat që ka ofruar Këshilli Gjyqësor i Kosovës për Tv Dukagjinin, gjatë vitit 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ndaj të akuzuarve në 52 raste të tjera të shqiptohet dënimi me burgim, e vetëm në 6 raste t’u shqiptohet gjobë.

Në Gjykatën në Gjilan, është 1 dënim me kusht, një me burgim dhe 3 raste të tjera me gjobë.

Në Prizren janë 15 dënime me kusht, 1 me burgim dhe 3 me gjobë, ndërsa në Mitrovicë janë 5 dënime me kusht 5 burgim e 1 me gjobë.

Edhe në Gjykatat themelore në Pejë e Ferizaj, ka më shumë raste kur është vendosur dënimi me kusht, ndërkohë që në Ferizaj janë 14 raste ndaj të miturve ku kanë përfunduar me burgim.

Avokati Yll Zekaj thotë se institucionet e Kosovës duhet të kujdesen për zbatimin e masave që vendosen tek të miturit.

“Dënimet me kusht shqiptohen me atë qëllim që të mos jepet një dënim me burgim efektiv por që konsideron gjykata që edhe dënimi me kusht do të arrihet qëllimi i këtij dënimi, kemi problem te institucionet të cilat merren pastaj me monitorimin dhe zbatimin e këtyre dënime, cofte me shërbimin sprovues coftë qendra për punë sociale, apo institucione të tjera”, ka deklaruar Yll Zekaj – avokat.

Derisa, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se shteti vazhdimisht po dështon për të parandaluar rritjen e përfshirjes së të miturve në vepra penale.
“Ne kemi parë raste të shumta që një person i caktuar është përfshirë në një vepër penale, dhe që vetëm ajo vepër penale ka marr bujë në media atëherë kemi kuptuar se i njëjti ka pasur disa precedentë penal dhe është shumë problematike se si një person një i mitur ka pasur disa precedentë penal, disa procedura penale dhe prap se prap shteti ka dështuar që ta parandaloj të njëjtin që të përfshihet”, ka shtuar Gëzim Shala – hulumtues në IKD.

Dënimet e të miturve janë kthyer në temë diskutimi në publik pas rastit të vrasjes së 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, ku të dyshuarit janë dy të mitur, e njëri prej të cilëve, i njohur për organet e drejtësisë si i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat