​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel

Aktuale

​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 18:53 Përditësuar në ora: 22:13 më 19.02.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel

Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku nuk pati të lënduar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipin përkatëse të drejtorëve, vizituan vendin e ngjarje.

Sipas njoftimit të komunës, pas konsultimeve me ekipin e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipit për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel.

“Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftim.

Image

Zjarr në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, policia jep detaje

Para pak çastesh është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë.

Sipas informacioneve nga flaka, është përfshirë kati i dytë i kësaj shtëpie.

Zjarrfikësit kanë ndal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gjithashtu kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku zëdhënësia e policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar rasti.

Ajo ka thënë se nga kjo ngjarje disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, mirëpo nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Digjet shtëpia e pleqve në Prishtinë

Para pak çastesh është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë.

KosovaPress ka siguruar një video, ku shihet se është përfshirë nga flaka, kati i dytë i kësaj shtëpie.

Zjarrfikësit kanë ndal në vendin e ngjarjes por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, media ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga policia por deri tash nuk ka informata tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat