​Policia jep detaje për zjarrin në shtëpi të pleqve, disa persona kërkuan ndihmë

Aktuale

​Policia jep detaje për zjarrin në shtëpi të pleqve, disa persona kërkuan ndihmë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Policia jep detaje për zjarrin në shtëpisë së pleqëve, disa persona kërkuan ndihmë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të katit të dytë të shtëpisë së pleqëve në Prishtinë.

Sipas zëdhënës së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën "Afrim Loxha" në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat