Largohet një avokat i Rexhep Selimit, gruaja e tij tregon arsyet

Aktuale

Largohet një avokat i Rexhep Selimit, gruaja e tij tregon arsyet

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 20:49
Rexhep Selimi

Mbulueshmëria e shpenzimeve të avokatëve në procesin gjyqësor të Dhomave të Specializura në Hagë ende është temë diskutimi.

Bujë në këtë çështje bëri, njoftimi për tërheqje nga mbrotja e disa prej avokatëve të ekipit në rastin e ish presidentit Hashim Thaçi.

Së fundmi, trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe  dhe Joe Reeder nga mbrotja e ish drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por,  çështjen e shpenzimeve Ministria e Drejtësisë do e vë në tavolinë, posa t’i ketë marrë të gjitha dokumentacionit e nevojshme.

“Komisioni për shqyrtim dhe vendosje të kërkesave për kompensimin e mbrojtjes është mbledhur dhe ka kërkuar nga avokatët mbrojtës që të bëhet plotësimi i kërkesave me dokumentet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Avokatët mbrojtës sapo të na dërgojnë kërkesat e kompletuara, ne do t’i paraqesim para Komisionit për shqyrtim dhe vendosje”, thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

Arritja e kësaj teme  deri në këtë pikë, vlerësohet se mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë keqkuptimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe avokatëve të angazhuar në proceset në Hagë.

E ndërkohë, ndryshimet në ekipet mbrojtëse vazhdojnë.

Së fundi, u njoftua se David Young, i është ndërprerë kontrata për ofrimin e mbrojtjes ndaj Rexhep Selimit.

Arsye e këtij largimi i ka treguar bashkëshortja e Selimit.

“Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”, ka thënë ajo.

Kryesimin e mbrojtjes së Selimit, tashmë e ka Jeffrey Roberts.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat