Spahiu thotë se marrëdhëniet Kosovë – SHBA nuk mund të prishen për shkak të një kryeministri

Aktuale

Spahiu thotë se marrëdhëniet Kosovë – SHBA nuk mund të prishen për shkak të një kryeministri

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 20:57
Nexhmedin Spahiu

Profesor Nexhmedin Spahiu, ka thënë se raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk prishen për shkak të një presidenti a një kryeministri.

Spahiu ka thënë se SHBA-të kanë fuçi që nëse një president apo një kryeministër i vendit bëhet pengesë për ta, mund ta largojnë.

Kështu tha ai teksa në emision po diskutohet për raportet Kosovë-SHBA dhe vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit, e që për këtë të fundit pati reagime të shumta të ndërkombëtarëve, në veçanti të SHBA-ve të cilët kanë kërkuar shtyrje të vendimit.

“Nëse dëmi që shkaktohet që të shtyhet për një periudhë të caktuar është më i madh se sa sanksionet eventuale që mundemi t’i marrin nga Amerika atëherë e largojmë dinarin por nëse është e kundërta atëherë duhet të shtyhet por ne nuk jemi mësuar asnjëherë të bëjmë kalkulim me laps. SHBA-të nuk mund t’i prishin raportet me Kosovën për shkak të një presidenti a kryeministri. Nëse një kryeministër a një president bëhet pengesë ata kanë fuqi që ta largojnë atë”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat