“Shkurte Fejza madhështore”/ Tahiraj për Krasniqin: Të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta misionar shpirtshitur

Aktuale

“Shkurte Fejza madhështore”/ Tahiraj për Krasniqin: Të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta misionar shpirtshitur

Nga: A.SH Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 21:44
Shkurte Fejza

Veprimtari Saim Tahiraj, ka reaguar pas deklaratave të Shefqet Krasniqit drejtuar këngëtares Shkurte Feja.

Ai ka thënë këngëtarja Feja është frymëzim për gjenerata për liri dhe pavarësi.

AI tutje, bën thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë të rreshtohen krah, rreshtohuni përkrah “NISMËS SË DEÇANIT” dhe të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta misionar shpirtshitur.

Shkrimi i plotë:

Shkurte Fejza madhështore, ishe fryëmzim i shumë gjeneratave për liri e pavarësi, ishe kushtrim për mobilizim në luftën tonë të shenjtë. Ju jeni Heroinë e gjallë e kombit tonë, jeni lapidar i ngritur në zemrat e çdo Shqiptari. Ju jeni shkëmb madhështor i pamposhtur, përballë hienave që sulmojnë pamëshirshëm kulturën, traditë dhe identitetin tonë kombëtar.

Sa e drejt dhe e domosdoshme ishte „Nisma e Deçanit“ e cila po shëndrohet në Lëvizje Mbarkombëtare. Duhet ndalur sa më parë këta misionar që shpirtin ja kanë shitur armiqëve tanë shekullorë. Misioni i tyre është të shkatërrojnë çdo gjë shqiptare dhe identitetin tonë kombëtar ta shëndrrojnë në identitet fetar. Zgjohuni dhe bashkohuni shqiptarë kudo që jeni, rreshtohuni përkrah „NISMËS SË DEÇANIT“ dhe të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta misionar shpirtshitur.

SHQIPTARIA MBI TË GJITHA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat