​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel

Aktuale

​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 22:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, pleqtë zhvendosen në hotel.

Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, ku nuk pati të lënduar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipin përkatëse të drejtorëve, vizituan vendin e ngjarje.

Sipas njoftimit të komunës, pas konsultimeve me ekipin e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipit për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel.

“Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat