“Vuçiq do kishte marrë NOBEL-in nëse...”, diplomati Nesho: Çfarë më thanë në SHBA për Kosovën

Aktuale

“Vuçiq do kishte marrë NOBEL-in nëse...”, diplomati Nesho: Çfarë më thanë në SHBA për Kosovën

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 23:37
Diplomati Agim Nesho

Çështja e “Dinarit”, tensionet dhe politika në Kosovë ishin temë diskutimi në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.

Diplomati Agim Nesho tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se do kishte marrë çmimin “NOBEL” nëse do të njihte Kosovën.

Ai tregoi dhe bisedën me ndërkombëtarët në SHBA, të cilët i kishin thënë që nuk duan ndryshime të mëdha në Ballkan, por nëse nuk do të ketë shpërbërje të Jugosllavisë, problemi do të jetë i vazhdueshëm.

“Vuçiç është provokator, në mënyrë të pabarabartë e trajton me një marrëveshje që duhet të jetë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Nuk duhet të jetë një  diskutim i perëndimit sa herë që ka ambicie dhe teka nacionalizmi i ri serb. Këtu mendoj se si Amerika ashtu dhe vendet Perëndimore e kanë gabim përballë faktorit shqiptar. Vuçiç thoshte se do të kisha marrë dhe çmimin ‘Nobel’ nëse do të njihja Kosovën. Por tha se në granata kur isha në Spanjë, piva një konjak me presidentin e Francës dhe do e pi prapë tha dhe në momente të tjera.

Faktori ndërkombëtar venë dhe thonë që Kurti të bëjë detyrat që thotë faktori ndërkombëtar. Kam qenë në Nju York në një takim me personalitete të larta, ku tha se ne nuk jemi për të bërë ndryshime të mëdha, po për të bërë autonominë e gjerë, por tani po bindemi nga dita në ditë, që po s’u bë shpërbërja e Jugosllavisë, do i rikthemi këtij problemi në mënyrë të vazhdueshme. Pra problemi që ndodhi me gjenocidin ishte një shpëtim që Perëndimi nuk e bëri për Kosovën, po për veten e tij”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat