Sibel Halimi pritet të emërohet drejtoreshë e Kulturës në Prishtinë

Aktuale

Sibel Halimi pritet të emërohet drejtoreshë e Kulturës në Prishtinë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 00:42
Sibel Halimi dhe Përparim Rama

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi nga nesër do të marrë drejtimin, e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Siç mëson gazeta ajo do të emërohet nesër në këtë pozitë nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Para kësaj pozite Halimi ishte zëdhënëse politike e LDK-së, e cila ju bashkua kësaj partie në mars të 2021-së.

Ndryshe, Gazeta gjatë ditës raportoi edhe për emërim e dy drejtorëve të rinj, ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi, pritet të emërohet drejtor i Sportit dhe Donat Lushaku, drejtor i Bujqësisë.

Këto ndryshime vijë pas prishjes së koalicionit më PDK-në në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat