Ndërkombëtarët, urime me paralajmërime/ Hisen Berisha: Kurti e ka falimentuar Kosovën me vendimmarrjet që ka bërë

Aktuale

Ndërkombëtarët, urime me paralajmërime/ Hisen Berisha: Kurti e ka falimentuar Kosovën me vendimmarrjet që ka bërë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 06:23
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se kryeministri Albin Kurti e ka falimentuar Kosovën me vendimmarjet që ka marrë.

Në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se për faj të Kurtit, Kosova është nën sanksione nga shtetet që e kanë ndihmuar të çlirohet.

“Opozita ka qendruar në sallë gjatë mbajtjes së fjalimeve, Ajo çfarë ishte pakënaqësi, që e shfaqëm, si subjekt, por edhe si individ, ishte fakti se në fjalimet e tre liderëve kryesorë të shtetit, nuk patën kurajo të qëndronin brenda të vërtetës historike dhe repsektin për ata që me shumicë sakrifica e mund, bënë luftën kundër okupimit dhe realizuan marrëveshjen ndërkombëtare dhe e shpallën Kosovën shtet funksional në aspektin institucional. Kësaj radhe ndodhi ajo që ishte dashur të ndodhte nga ana e SHBA. Që nga ardhja në qeverisje, ky person si kryeministër, me çdo vendim politik, ka ardhur ndesh me harmonizimin me partnerët. Çdo herë është penalizuar.

Edhe në aspektin ekonomik, politik, social, e ka falimentuar shtetin me vendimet që ka marrë. Pasojat janë këto. Kosova është nën sanksione nga shtetet që e kanë ndihmuar të çlirohet. Serbia pritet në çdo moment të destabilizojë Bosnjen, Malin e i, Maqedonia e Veriut nuk është imune. Të mos flasim për Kosovën”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat