Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Aktuale

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:41
Flamuri nuk ndodhet më aty.

Mëngjesin e sotëm nuk është parë flamuri serb që prej kohësh ishte i vendosur mbi kalanë e Zveçanit.

Nga pamjet e publikuara nga “Jepi zë”, vërehet se flamuri nuk ndodhet më aty.

Siç mund ta shihni në fotografi, ai qëndronte në cep të kalasë prej shumë vitesh e madje edhe dje.

Por, sot kalaja ishte pa flamuj.

Ende nuk dihet se kush e ka larguar apo nëse u rrëzua nga kushtet atmosferike, por sidoqoftë kjo ka rënë në sytë e mitrovicasve.

Image
Flamuri nuk ndodhet më aty.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat