​Hoxhaj: Greva e minatorëve shërbeu për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë

Aktuale

​Hoxhaj: Greva e minatorëve shërbeu për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:32
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se 35 vjet më parë, greva e minatorëve të Trepçës u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe.

Deputeti i PDK-së, Hoxhaj ka shkruar në Facebook se greva e minatorëve para 35 vitesh, shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë.

“Greva e minatorëve para 35 vitesh, më 20 shkurt e vitit 1989, sot tregon se ishte vullneti politik dhe jo struktura e një regjimi që përcakton stabilitetin.

Kjo ngjarje u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe. Si e tillë, e përcaktoi fatin e pashmangshëm të vdekjes së shtypjes serbe e jugosllave. Ajo shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë”, ka shkruar në Facebook Hoxhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat