Gazmend Halilaj me parashikim tronditës për krerët e UÇK-së në Hagë: Dënimi s’duhet të jetë më pak se 40 vite

Aktuale

Gazmend Halilaj me parashikim tronditës për krerët e UÇK-së në Hagë: Dënimi s’duhet të jetë më pak se 40 vite

Nga: N. Sh. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Gazmend Halilaj dhe krerët e UÇK-së

Avokati Gazmend Halilaj përmes një komentin në Facebook, ka thënë se i beson shumë Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo pasi në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit, më 20.02.2024 ka dëshmuar Hajrush Kurtaj, ish-komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Dëshmitari deklaroi se në librin që e ka shkruar lidhur me luftën ka bërë zmadhime dhe zbukurime.

“E kam thënë edhe gjatë hetuesisë edhe po e them prapë, librin tim e kam shkru ashtu qysh kam dashtë, jo qysh kanë qenë. Për arsye se çdo libër gjërat rriten , hijeshohen… Është e saktë që është në librin tim, mirëpo është e zmadhume, është e zbukurume, ashtu qysh e ban çdokush” – tha dëshmitari Kurtaj.

Ai tha se librin e ka shkruar në këtë formë për arsye të gjeneratave të ardhshme për ta treguar luftën qysh ka qenë.

“Për arsye se librin kemi dashtë me shkru për gjeneratat e ardhshme me tregu pak ma mirë, ma të kompletune sesa ka qenë. Sepse në ato raste lufta jonë nuk ka pasë mundësi t’i bëjmë këto shkrime, këto… siç e kam paraqitur këtu” – shtoi ai.

E për këtë avokati Halilaj ka shkruar se, në bazë të asaj që ai di, dënimi për krerët e UÇK-së në Hagë nuk duhet të jetë më pak se 40 vite.

Sipas tij, njerëzit kanë derdh gjakë dhe plotësisht kanë të drejt të kërkojnë drejtësi në Speciale.

Ky është komenti i avokatit Halilaj:

Me rëndësi Gjyqtarët dhe Prokurorët në Hagë vijnë nga Akademitë më të Mëdha.

Nuk kanë asgjë të përbashkët me këta që disa prej tyre s’dijnë shkrim/lexim.

Unë i besoj shumë Gjykatës Speciale dhe në bazë të asaj që di unë, denimi s’duhet të jetë më pak se (40) vite.

Njerëzit kanë derdhë gjakë dhe plotësisht kanë të drejtë të këkrojnë drejtësi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat