Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, PDK e AAK kritikojnë mazhorancën për papërgjegjësi

Aktuale

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, PDK e AAK kritikojnë mazhorancën për papërgjegjësi

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:40
Mbledhja e Kuvendit

Në mungesë kuorumi, dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahej të mërkurën.

E kryetari i Kuvendit,  Glauk Konjufca bazuar në kompetencat e tij caktoi që vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara të mbahet të enjten.

Detaje rreth kësaj dha shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila.

E në deklarimin për media, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra njoftoi se javën e ardhshme do të iniciojnë një diskutim për migrimin e qytetarëve.

Teksa bëri të ditur se janë në pritje që Qeveria ta sjellë për ndryshim Ligjin për tatimin në pronë.

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës patën kritika për mazhorancën.

Besnik Tahiri akuzoi deputetët e pushtetit për papërgjegjësi totale në Kuvend.

Derisa potencoi se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme sa i përket sigurimeve shëndetësore.

Kuvendi në seancën plenare të së enjtes do të diskutojë pikat e mbetura nga seanca 8 dhe 14 shkurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat