Ish-nënkryetari i VV-së: Qeveria në sytë e ndërkombëtarëve po duket anti-serbe

Aktuale

Ish-nënkryetari i VV-së: Qeveria në sytë e ndërkombëtarëve po duket anti-serbe

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:36
Shpend Ahmeti

Ish-nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti ka deklaruar se qeveria aktuale e vendit në sytë e ndërkombëtarëve po duket si qeveri anti- serbe.

Me këtë gjë, Kosovës sipas Ahmetit po i rrezikohet demokracia dhe sistemi i brendshëm.

“Kjo qeveri sot në sytë e ndërkombëtarëve po duket si qeveri anti serbe. E kam hallin te demokracia jonë e brendshme dhe te sistemi ynë që po rrezikohet“, është shprehur ai.

Ndërkaq, Ahmeti ka folur edhe për zgjedhjet e mundshme në vend, duke thënë se kryeministri, Albin Kurti zgjedhjet dëshiron t’i mbaj këtë vit.

“Zgjedhjet po do me i mbajt sivjet, mundësisht kah gushti. Mendoj që nuk është puna vetëm me i fitu zgjedhjet, por çka bën me ata zgjedhje, cilat janë ndryshimet. T’i po bëhesh i padurueshëm në popull, ma pak e ma pak po u sqaron, je lodh, po mendon që kjo është rruga jote, ky është i paguar, i bën të pranueshme sulmet në demokraci”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat