Selmanaj i kthehet ashpër Gashit: Po folni si nëpër kafe

Aktuale

Selmanaj i kthehet ashpër Gashit: Po folni si nëpër kafe

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:49
Gashi, Selmanaj

Deputeti I LDK-së, Driton Selmanaj dhe komentatori politik Blerim Gashi kanë debatuar ashpër.

Selmanaj për një çast gati sa nuk është larguar nga studio në debatin që kishte me Gashin.

“Po folni si nëpër kafe, unë çohna prej studios”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj dhe Gashi kanë treguar mos pajtime të mëdha sa i përket raportit të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk reduktohet raporti i SHBA-së me emra të përvetshëm. As me Grenellin, as me O’Brein, as nesër me dikë tjetër, jemi duke fol Kosovë- SHBA. Dhe kjo ideja e çajtoreve të lodhëta që me simplifiku me emrat përvetshëm raportin e Kosovës me SHBA e ka infektuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo duke anatemua njerëzit”, ka thënë Selmanaj.

Në anën tjetër, Gashi ka insistuar se raportet e kosovës me SHBA-në nuk janë shkëputur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat