Mbahet takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Mbahet takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur takimi i Dytë i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë takimi u diskutua për fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të dyja vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit. Në këtë takim, në një atmosferë miqësore, u diskutua në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Delegacioni i Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat