Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Aktuale

Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 13:05
Kuvendi i Kosovës

Është shtyrë për një seancë të radhës shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kjo pasi deputetët nuk votuan për amendamentet e propozuara nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica.

Konjufca tha se kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër, kurdo që vendos Kryesia.

Pas katër tentimeve, ky projektligj është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ishte tentuar të miratohej tre herë të tjera, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat