Pasi u përplasen për veriun, Rron Gjinovci ka këtë reagim për shëndetin e Ganimete Musliut

Aktuale

Pasi u përplasen për veriun, Rron Gjinovci ka këtë reagim për shëndetin e Ganimete Musliut

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 13:52
Rron Gjinovci

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i është nënshtruar një operacioni në zemër në Gjermani.

Sipas mikut të saj Besnik Miftaraj, ajo e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.

“Ndërhyrja kaloi me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar Miftaraj.

Shërim të shpejtë deputetes Musliu, i ka uruar edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se përkundër që nuk pajtohet me qëndrimet e Musliut, ajo është më “origjinalja” në Kuvendin e Kosovës.

“Ganimete Musliut sinqerisht i dëshiroj shërim dhe kthim të shpejtë në Kuvendin e Republikës. Deputetja Musliu është një ndër të paktët aty që ka origjinalitet në mënyrë qysh e përfaqëson konstituencën e vet, anipse unë mund t'mos pajtohem asni pikë me të.

Kaloftë sa ma lehtë nëpër sfidat shëndetësore me t'cilat po përballet!”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Ditë më parë, Gjinovci dhe Musliu patën një përplasje për veriun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat