Kjo është gjendja shëndetësore e Ganimete Musliut pas operimit në zemër

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Ganimete Musliut pas operimit në zemër

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:10
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është nënshtruar një operimi në zemër.

Motra e saj, Fatmire Musliu ka thënë se deputetja e ka kaluar operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

Postimi i plotë:

 

Mijëra mesazhe, thirrje telefonike, lutje e dëshira që na erdhën nga të gjitha anët e globit, ishin një dëshmi e fortë se pasuria më e madhe në jetë është familja dhe miqësia e vërtetë.

Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime.

Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat.

Mirupafshim së shpejti në Kosovë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat