Policia jep detaje për aksidentin e bashkëshortit të Shkurte Fejzës

Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin e bashkëshortit të Shkurte Fejzës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:47
Hajrush Behluli dhe Shkurte Fejza

Një veturë sot ka goditur një këmbësor në Prizren.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e këngëtares, Shkurte Fejza.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te  aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat