Spitali i Prizrenit jep detaje për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të Shkurte Fejzës

Aktuale

Spitali i Prizrenit jep detaje për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të Shkurte Fejzës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 14:13
Hajrush Behluli dhe Shkurte Fejza

Bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren.

I njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Nga emergjenca e Spitalit kanë thënë se gjendja e Hajrush Behlulit është stabile.

“Ai është sjellë në emergjencë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhë . I është dhënë ndihma e parë, janë bërë të gjitha incizimet. Është duke u mbajtur edhe disa orë dhe nëse nuk ka diçka problematike brenda disa orëve e lëshojmë në shtëpi. Gjendja e tij është stabile”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat