Situata në veri e qetë/ Basha me ironi: Opozita dhe analistat në mbledhje urgjente, thirreni edhe Lajçakun, ai mundet....

Aktuale

Situata në veri e qetë/ Basha me ironi: Opozita dhe analistat në mbledhje urgjente, thirreni edhe Lajçakun, ai mundet....

Nga: A.SH Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Dimal Basha

Situata në veri është e qetë.

Kështu ka bërë të ditur edhe KFOR-i. Ata në një njoftim për media ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Derisa, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka ironizuar me opzitën, analistët dhe Lajçakun, duke thënë se duhet me dal me opinione se ka shumë tensione në veri.

Postimi në Facebook:

Sonte opozita dhe analistat në mbledhje urgjente për me diskutu qysh me dal prapë nesër me opinione se ende ka shumë tensionet në veri!

Nuk u kanë keq me thirr edhe Lajçakun, se edhe ai mundet me ju dhanë ndonjë ide!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat