Lushtaku e viziton Musliun në spital: Ganja është sinonim i gruas së fortë

Aktuale

Lushtaku e viziton Musliun në spital: Ganja është sinonim i gruas së fortë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:15
Sami Lushatku dhe Ganimete Musliu

Kryetari i Degës i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se e ka vizituar deputeten e këtij subjekti, Ganimete Musliu, e cila i është nënshtruar një operacioni në zemër në Gjermani.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka uruar asaj shërim sa më të shpejtë.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër”.

“Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë!”, ka thënë Lushtaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat