Hetimi për rezervat shtetërore – Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga VV-ja

Aktuale

Hetimi për rezervat shtetërore – Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga VV-ja

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kanë pasur një përplasje mes vete. Shkak për këtë ka qenë përgjigja nga ana e Prokurorisë nëse është duke i hetuar keqpërdorimet e mundshme.

Deputetët e pushtetit patën kritika edhe për siç thanë “ekzagjerimin” e kësaj çështjeje nga ana e opozitës, ndërsa këta të fundit e cilësuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Nga mazhoranca deklaruan se nuk e kanë parë as pyetjen drejtuar këtij institucioni të drejtësisë.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, me kërkesën për ndihmë për të hetuar mbi dyshimet për keqpërdorime të mundshme.

Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të kenë një bashkëpunim reciprok.

Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë.

Deputet gjatë kësaj mbledhje diskutuan rreth kërkesave për sjellë të dokumentacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat