Mujku: Krivaqa kishte dyshime për raportin e Sejdiut me të ndjerën

Aktuale

Mujku: Krivaqa kishte dyshime për raportin e Sejdiut me të ndjerën

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:50
Rina Mujku

Gjykata e Apelit të premten e kaluar e ktheu në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Mes shumë detajesh për rastin, gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, po ashtu e përmendi që Krivaqa kishte dyshuar edhe për një aferë midis gruas së tij dhe Arbër Sejdiut i cili u dënua për ndihmë në vrasjen e saj.

“Pak ditë pra ditës kritike [Arbër Sejdiu] është kthyer nga Zvicra në Kosovë dhe ka qëndruar te Dardan Krivaqa dhe i ka lënë disa rroba për t’i larë në banesën e tij.

Dardan Krivaqa aty ka treguar që është i martuar dhe po jeton me gruan e tij dhe e ka pasur natyrisht edhe pasaportën e e tij vazhdimisht në banesën e Dardan Krivaqës, të cilin dokument nuk ia ka kthyer derisa e ka vërtetuar meqenëse e përmendi avokatja [Arbnora Shefkiu] se Arbër Sejdiu nuk e ka tradhtuar Dardan Krivaqën, ose në këtë rast, Margiona nuk e ka tradhtuar Dardanin me Arbër Sejdiu, për shkak se e ka pasur edhe këtë dyshim vetë Dardani”, ka thënë Mujku në Kosova Today.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat