Vdekja e 4- vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë se s’ka të bëjë me neglizhencë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune

Aktuale

Vdekja e 4- vjeçares, Vitia: Raportet tregojnë se s’ka të bëjë me neglizhencë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 14:15
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me humbjen e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova.

Vitia para anëtarëve të komisionit tha se sipas raporteve nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK dhe ekzaminimeve që janë bërë, nuk bëhet fjalë për shenja dhune tek vajza e cila ka ndërruar jetë, ashtu siç kanë pretenduar prindërit e saj. Ndërsa ka thënë se  pacientja është diagnostikuar me SEPS.

Çdo pretendim që çdo veprim ndryshe, ka mund të kishte një epilog tjetër, sipas tij  për momentin është vetëm spekulim.

“Është diagnostikuar me Seps. Për diagnozën përfundimtare duhet t’i presim dhe rezultatet e fundit të hetimeve që kanë nisur. Kjo lloj e Sepses që është infeksion i rëndë i gjakut dhe se vdekshmëria është shumë e lartë. Sipas raporteve dhe bisedave me profesionistët e fushës. që i kanë trajtuar pacientët s’ka shenja që ka pasur shkaktarë të jashtme që e kanë rënduar gjendjen e pacientës. Shkaktari  dhe pse duhet t’i presim rezultate përfundimtare, duket që ka qenë një bakterie që gjendet në hundë, dhe me rënien e imunitetit mund të shkaktojë diagnozë të tillë të rëndë që në raste jo të rralla është vdekjeprurëse. Për momentin çdo pretendim të diagnostikimit me kohë është sfidë për mjeksisë. Këtë do ta vertetojnë hetimet. Por çdo pretendim tani që çdo veprim ndryshe se ka mund të jetë epilog tjetër për momentin qëndron vetëm si spekulim”, ka thënë Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat