Berisha: Në Kosovë është krijuar “psikoza” se Albini është shumë i fortë në çështjen e veriut

Aktuale

Berisha: Në Kosovë është krijuar “psikoza” se Albini është shumë i fortë në çështjen e veriut

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se në Kosovë është krijuar “psikoza” se kryeministri i vendit, Albin Kurti është shumë i fuqishëm  dhe i fortë në pjesën që ka të bëjë me veriun e Kosovës.

I ftuar në emisionin “Ditari”, Berisha tha se Kurti po bënë patriotizma dhe po krijon tema të mëdha.

Pse po krijohen këso tema të mëdha, tema që e mbajnë fokusin e qytetarëve, të politikanëve të partive në parlament, kurdo na futë në lojë të vet dhe rrimë ne tu u marrë me veriun. Është krijuar ajo psikoza se Albini është shumë i fuqishëm dhe i fortë në pjesën që ka të bëjë me veriun, sepse është i suksesshëm. Është sukses i çizmes, uniformës dhe armës, ai s’është fare sukses. Por është fusha e tij sepse del dhe bën patriotizma”, tha Berisha.

Derisa deputeti i PDK-së, komentoi edhe replikën që kryeministri Kurti pati me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në kuadër të Samitit në Londër.

E që sipas Berishës, nuk është patriotizëm i Kurtit t’i tregosh Serbisë se si e ka emrin Kosova pasi sipas tij, këtë ia kanë treguar “burra” edhe më të mëdhenjë.

“I tha kësaj Bërnabiq, i tha shteti jem, e vendi jem e ka emrin Republika e Kosovës, a Bërnabiq ka qu letër në Bashkimin Evropian ka thënë unë nuk i zbatoj këto pika të marrëveshjes. Nëse je patriot dhe e don Kosovën bëje letrën dhe dërgoje në Bashkimin Evropian,  thuaj unë nuk i zbatoj këto pika të marrëveshjes që ma cënojnë integritetin e vendit tim. Kjo është patriotizëm, jo mi tregu Bërnabiqit si e ka emrin Kosova ja kanë thanë Serbisë burra edhe më të madhenjë “, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat