Pentagoni njofton për konsultimet SHBA -Kosovë në fushën e mbrojtjes

Aktuale

Pentagoni njofton për konsultimet SHBA -Kosovë në fushën e mbrojtjes

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:22
Foto nga takimi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Europiane të NATO-s, Alton Buland në Kosovë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi përmes një postimi në “X” se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA-Kosovë” me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

"Udhëheqësit u takuan për të avancuar bashkëpunimin për sigurinë dhe për t'i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, të ndërveprueshme nga NATO, që i nënshtrohet kontrollit civil", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat