Gashi për Martin Berishajn: Ai do të ishte në burg, por po e mbrojnë me sistem

Aktuale

Gashi për Martin Berishajn: Ai do të ishte në burg, por po e mbrojnë me sistem

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:50
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sonte i ftuar në emisionin “Rubikon” ka folur në lidhje me Martin Berishajn, duke thënë se po mbrohet me sistem.

Gashi është shprehur se nesë nuk do ta kishte këtë mbrojtje, sipas tij, Berishaj do të ishte në burg.

“Ai është nën hetim, nuk ka me ballafaqu fakte me të, ai pyetet për çështjet të cilat ka pasur lidhje”.

“Po e mbrojnë me sistem, janë duke e mbrojtur me sistem. Ai do të ishte në burg”, është shprehur Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat