Hamiti: DASH tha se nga papërgjegjësia e Qeverisë, Kosova është nën sanksione nga BE dhe SHBA

Aktuale

Hamiti: DASH tha se nga papërgjegjësia e Qeverisë, Kosova është nën sanksione nga BE dhe SHBA

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 10:24
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka deklaruar se Kosova për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie është nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Hamiti tha se një deklaratë e tillë është thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Sekretarit Antony Blinken.

“O’Brien dhe Escobar, por edhe Ambasadori Hovenier këtu, të gjithë diplomatë të zot dhe të përfshirë në çështjet që lidhen edhe me Kosovën për një kohë të gjatë, njohës të rinj e kanë thënë këtë por e ka thënë Departamenti i Shtetit nga niveli më i lartë përmes gojës së Antony Blinkenit që për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie, Kosova është nën sanksione të BE-së dhe SHBA-së. Tani shikuesit pyesin se cilat janë sanksionet e SHBA-së? Ju kujtohet vitin e kaluar Kosova ishte paraparë të merrte pjesë në ‘Defender Europe 23’, Presidentja e Kosovës e kishte bërë bujë këtë ngjarje dhe pastaj ne u nxorëm jashtë, ky është sanksion, në gjuhën më të butë i thonë masë, por ky është sanksion që po i vuan qytetari i Kosovës por për fatin e keq, po duket deri tani nuk po i vuan kjo Qeveri, në mos ndryshe, në rrafsh të ndërgjegjes së tyre”, tha Hamiti.

Ai tha se Qeveria e Albin Kurtit nuk është ‘e zonja’ t’i bindë aleatët ndërkombëtarë që vendimet e veta janë të drejta, andaj sipas Hamitit, e gjithë energjia e ndërkombëtarëve po shkon në menaxhimin e krizave në Kosovë.

“Çështjet sidomos në raportet mes vendeve si Kosova dhe Serbia, je pushtuesi si për shembull Kosova nga Serbia që është çliruar prej tij dhe temat janë aq të mëdha saqë çështjet praktike janë aq të mëdha sa që dalin dhe bëhen çështje politike, që të gjitha. Dhe kjo ka qenë e vërteta edhe për këto biseda edhe deri tani, janë bërë kompromise herë të mira, herë më pak të mira por kjo qeveri po del që s’është e zonja që t’i bindë aleatët për drejtësinë e kauzës së vet madje edhe për shtyrjen e dinarit që në dukjen e parë që edhe për njerëzit që nuk janë as juristë as ekonomistë është e drejtë, nuk po thonë as ata që nuk është e drejtë e jotja por mënyra se si po e bënë nuk është e drejtë dhe shkakton probleme pastaj padituria e kësaj qeverie po bënë që energjia edhe e aleatëve tanë po shkon në menaxhimin krizave që qon në pezullim të dialogut”, deklaroi Hamiti në Tëvë1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat