Osmani: Ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën

Aktuale

Osmani: Ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, njofton 11 vende partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.

“Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në platformën ‘X’.

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar për operacionin Interflex në MB, anëtare krenare e të cilit është Kosova, tani janë trajnuar 34,000 rekrutë ukrainas.

“Duke qëndruar krah për krah me aleatët tanë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në kontinentin tonë”, tha ajo.

Ndryshe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në trajnimin e ushtarëve të Ukrainës që është mbajtur në Britaninë e Madhe.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat