Përvjetori i pavarësisë në Beograd në zyrën e Kosovës, merr pjesë Këshilltarja e Kurtit – publikon edhe disa fotografi

Aktuale

Përvjetori i pavarësisë në Beograd në zyrën e Kosovës, merr pjesë Këshilltarja e Kurtit – publikon edhe disa fotografi

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Përvjetori i pavarësisë në Beograd në zyrën e Kosovës

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, e cila është pjesë e skenës politike në Luginën e Preshevës ka festuar pavarësinë e Kosovës në Beograd, një organizim i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka thënë se në këtë shënim ka pasur simbolika domethënëse.

Ajo ka shtuar se njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë

“Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht shefi i Zyrës, SH.T. Ambasadori Jetish Jashari, pata nderin të marr pjesë në kremtimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë.

Simbolikë shumë domethënëse. Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë. Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani, të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat