Debati për dinarin në Bruksel/ Analisti: Me rëndësi që Kosova mori pjesë në dialog

Aktuale

Debati për dinarin në Bruksel/ Analisti: Me rëndësi që Kosova mori pjesë në dialog

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:58
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur rreth bisedimeve në Bruksel për dinarin. Ai tha se gjëja e fundit që duhet të bëjë Kosova është ti largohet dialogut. Sipas tij, është mirë që Kosova është ulur për të dialoguar dhe pak rëndësi ka se kush shkon në këtë takim.

“Gjithmonë kur shtrohet në dialog një palë e vogël dhe e pafuqishme, bën mirë. Në këtë rast Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë dialogut. çështja duhet të kanalizohen mes bankës qendrore dhe bankës popullore të Serbisë”,-tha analisti Spahiu.

I pyetur se përse nga ana e Serbisë kishte kryenegociator, analisti u përgjigj:

“Serbia nuk ka dashur ta shtroj problemin njësoj si Kosova. Kosova ka interesin që banka qendrore e Kosovës të njihet nga  Serbia, ndaj ka dërguar përfaqësues të saj në Bruksel, krejt problemi qëndron aty. Qytetarët e përkatësisë etnike serbe që jetojnë në Kosovë,  e kanë të parëndësishme, nëse i marrin pensionet në dinar apo në euro. Madje do të preferonin ti merrnin në euro, siç i marrin edhe nga qeveria e Kosovës. çështja qëndron se Serbia ka dashur ta shfrytëzoje këtë moment që të mos u japë pensionet qytetarëve serbë, në mënyrë që të krijojë konfliktin”,-tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat