Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha

Aktuale

Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Enver Hoxhaj

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i përbashkët nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Nga Kosova ka marrë pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kurse delegacioni nga Serbia udhëhiqej nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Por nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili vjen nga radhët e PDK-së, tha për RTK Prime se nuk është dashur të shkohet në këtë nivel, pasi që Serbia ka dërguar përfaqësues politik.

“Fare nuk do të duhej të kishte një dialog mes Kosovës dhe Serbisë, me së paku një pabarazi mes palëve. Nuk dërgohet guvernatori i BQK-së, të fol me Petkoviqin, sepse ai është përfaqësues politik dhe ky nuk është përfaqësues politik”, tha ai,.

Sipas Hoxhajt, ka qenë gabim edhe kriza e shkaktuar dhe përmes saj për të gjetur një zgjidhje politike në Bruksel.

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj vlerësoi se në vend se të diskutohet për implementimin e zbatimit të Marrëveshjes së vitit e kaluar, tani flitet për temën e dinarit.

Ai tha se tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha. “Në vend që ne sot të flasim për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në Këshill të Evropës, për marrjen e statutit të kandidatit, për ndonjë njohje të re të Kosovës, ne merremi me simbolika”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat