Ramabaja e quan “çudi” pse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan, thotë se s’u pëlqen evropianëve

Aktuale

Ramabaja e quan “çudi” pse shqiptarët janë kombi më pro-amerikan, thotë se s’u pëlqen evropianëve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:08
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se një pjesë e perëndimorëve nuk i shikojnë me sy të mirë kosovarët që janë populli me pro-amerikan.

“Kombi shqiptar shquhet për një çudi tjetër, është kombi më pro-amerikan në Evropë, po them në syrin e evropianëve dhe nuk na shikojnë shumë mirë herë pas here një pjesë e perëndimorëve në këtë rast”, tha Ramabaja.

“Është çështje krejt tjetër se si na shikojnë evropiano-lindorët.

Njëri prej deputetëve ukrainas e pohoi edhe një fakt tjetër, “bëhuni gati të mbroheni vetë”, sepse ata po përjetojnë humbjen e qytetit të tyre dhe si rezultat i përplasjeve të grupimeve të partive politike të SHBA-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat