“Pritjet” e deputetit Basha pas videos së Radoiçiqit: Besoj nesër QUINT e pyet Vuçiqin pse nuk po e arreston këtë terrorist

Aktuale

“Pritjet” e deputetit Basha pas videos së Radoiçiqit: Besoj nesër QUINT e pyet Vuçiqin pse nuk po e arreston këtë terrorist

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 23:30
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një koment për pamjet që publikoi sot RTK teksa Milan Radoiçiq shihet duke rrahur brutalisht Kryetarin e Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq.

Basha ka shpërndarë pamjet e RTK-së, dhe ka shkruar:

“Radojiçiq grushton brutalisht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut! Jo që s’ka dinarë, por tash edhe grushta për argatët këndej e andej kufirit.

Po besoj QUINT-i nesër shkon e pyet Vuciqin pse nuk po e arreston këtë terrorist!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat