Konjufca pret në takim anëtarët e Komisioni të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman

Aktuale

Konjufca pret në takim anëtarët e Komisioni të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:25
Konjufca sot ka pritur në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut gjerman bashkë me kryetaren e këtij komisioni, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Konjufca në këtë takim ka shprehur mirënjohje për kontributin e shtetit gjerman ndaj Kosovës dhe i falënderoi anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ai tha se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkët, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.”

Ndërsa anëtarët e Komisionit gjerman të Mbrojtjes u shprehën se mbështetja gjermane ndaj Kosovës do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal.

“Kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, Kryetari Konjufca i njoftoi me punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër i njoftoi edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit. Anëtarët e Komisionit e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e angazhimeve të përbashkëta në kuadër të interesave të dyanshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat