Dreçun: Prishtina me dërgimin e delegacionit teknik dhe kërkesën që çështja të zgjidhet mes bankave qendrore tregon se dëshiron bisedë ndërshtetërore

Aktuale

Dreçun: Prishtina me dërgimin e delegacionit teknik dhe kërkesën që çështja të zgjidhet mes bankave qendrore tregon se dëshiron bisedë ndërshtetërore

Nga: F. B. Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Millovan Dreçun

Beogradi sulmon perëndimin se nuk ka kritikuar Kurtin për vendimin rreth dinarit por mënyrën e zbatimit të masave

Ish kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Dreçun ka sulmuar sot perëndimin se nuk ka kritikuar dhe ndërmarr masa ndaj Kurtit për vendimin e suspendimit të dinarit, por vetëm rreth mënyrës së zbatimit të këtij vendimi, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Vetë fakti se dje në Bruksel u dërguan delegacioni teknik tregon se Prishtina ka bojkotuar bisedimet u shpreh Dreçun, duke vlerësuar se “perëndimi nuk mori masa dhe nuk kritikoi Kurtin për vendimin e ndalesës së dinarit, por vetëm për mënyrën e zbatimit të vendimit.

Kjo sipas tij është e papranueshme, pasi kjo masë e vendosur ka krijuar vështirësi dhe krizë humanitare tek disa kategori të shoqërisë veçanërisht tek ata me asistencë sociale që ato mjete i kanë burimin e vetëm për ekzistencë.

“Prishtina ka bojkotuar takimin dhe bisedat e djeshme nw Bruksel me çka qartë ka dëshmuar se nuk dëshiron të bisedohet në nivelin politik. Ata konsiderojnë se rreth kësaj çështje duhet të bisedojnë në nivelin e brendshëm” tha Dreçun për RTS në programin e mëngjesit.

Sipas tij, vetë fakti se Prishtina në bisedimet e ftuara nga i dërguari special për dialogun ka dërguar delegacionin teknik dhe ka kërkuar që rreth çështjes së dinarit të bisedojnë Bankat qendrore mes vetë tregon ata synojnë bisedë ndërshtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat