Vëllai i 66-vjeçarit të vdekur në Gjilan: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi me herët

Aktuale

Vëllai i 66-vjeçarit të vdekur në Gjilan: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi me herët

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:19
Musah Hamitit

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar vëllanë e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari

Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

Klankosova.tv ka raportuar dje për rastin në fjalë dhe nga burimet ka mësuar se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat