Dëshmitari i 48-të po dëshmon në seancë private

Aktuale

Dëshmitari i 48-të po dëshmon në seancë private

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po dëshmon dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Prokurorja Sarah Clanton gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar tha se ai ishte banor i Prizrenit. Sipas saj, në qershor të 1999 u rrëmbye edhe u rrah nga anëtarët e UÇK-së.

“U rrah shumë dhe u kërcënua me vdekje. Gjatë kësaj kohe pa edhe persona tjerë të ndaluar të lënduar. U lirua nga një anëtar i UÇK-së të cilin e njihte më parë. Edhe sot vazhdon të vuaj nga dëmtimet që ka pësuar gjatë asaj kohe”, kaa thënë prokurorja Clanton.

Dëshmitar i 48 i prokurorisë,  është me masa mbrojtëse dhe po dëshmon përmes video-lidhj. Ai po merret në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, nga prokurorja Sarah Clanton në seancë private për publikun.

Që ky dëshmitar të dëshmoj përmes video-lidhjes pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq ka theksuar se ky dëshmitar ka qenë i pranishëm në ambientet e DhSK-së dhe ka pasur mundësi të udhëtoj drejtë Hagës.

Ndërsa, gjyqtari Charles Smith III ia ktheu duke i thënë se i dinë trupi gjykues arsyet.

Pas kësaj, Mishetiq ka kërkuar që të mos bëhet kjo precedent që të mos informohen paraprakisht pasi, sipas tij, ata nuk mund të pranojnë diçka për të cilën nuk janë informuar. Të njëjtin qëndrim ishin edhe mbrojtja e Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Sipas trupit gjykues, në parashtrimet e veta përfaqësuesit e ZPS-së kanë paraparë rreth një orë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe ajo e të akuzuarve rreth tri orë.

Në fillim të seancës është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Veselit që kundër-pyetjet e trupit gjykues mos të përllogaritën në kohën për kundër-pyetje të mbrojtjes.

“Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit që trupi gjykues t’i kërkoj përfaqësuesit të Zyrës Administrative që kur të përllogarisë kundër-pyetjet e mbrojtjes të mos përfshijë këtu edhe kundër-pyetjet e trupit gjykues. E njëjta vlen edhe për ZPS-në”, ka theksuar kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat