Çollaku: Tirana kontributdhënëse e jashtëzakonshme për paqe në rajon

Aktuale

Çollaku: Tirana kontributdhënëse e jashtëzakonshme për paqe në rajon

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:33
Fatmir Çollaku

Fatmir Çollaku, njohës i fushës së sigurisë, tha se është pozitive që Tirana zyrtare po merr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe jo vetëm të rajonit për takime të rëndësishme, duke qenë nikoqire e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, duke kujtuar këtu edhe vizitën e paradoditshme të Sekretarit Blinken.

“Tirana zyrtare është duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin regjional e atë ndërkombëtar”, deklaroi Çollaku në “InfoPlus”.

Ai vuri në pah edhe angazhimin e Shqipërisë në OKB për Ukrainën, për sanksionet ndaj Rusisë dhe shumëçka tjetër që lidhen më luftën në Ukrainë.

“Tirana zyrtare  është  një subjekt i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për të kontribuar në stabilitetin e sigurinë, fillimisht në regjion e pasta më gjerë”, shtoi Çollaku.

Ai më tej shtoi se Shqipëria po njihet si kontributdhënëse në rrjedhat e proceset integruese që janë të rëndësishme për regjionin e jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, e kështu me radhë.

Tutje, lidhur me kërkesën e presidentit ukrainas për Ballkanin që të jetë unike karshi Rusisë, Çollaku e vlerësoi si pozitive, si një thirrje nga një vend që është duke vuajtur pasojat e një agresioni rus, agresion i paprovokuar nga ana e Ukrainës.

Çollaku më tej tha se Ballkani Perëndimor është një rajon me një siguri të brishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat