Gashi tregon pse Radoiçiq e rrahu Spiriqin, i përmend 50 mijë euro

Aktuale

Gashi tregon pse Radoiçiq e rrahu Spiriqin, i përmend 50 mijë euro

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Milazim Gashi

Ish-zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka theksuar se Milan Radoiçiq, ka grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës Veriore për shkak të keqpërdorimit të 50 mijë eurove.

“Ka mundësi që ky incizim gjatë bastisjes së Policisë së Kosovës të ketë rënë në dorë ndonjë personit zyrtar, dhe është bërë publike.

Ky rast ka ndodhur më herët, këtu kemi të bëjmë për shkak të keqpërdorimit të 50 mijë eurove i cili zyrtar nga Serbia i keqpërdor dhe i delegon në një adrës të bashkëshortes së tij, andaj për këtë ëshët grushtu në ambientin ku gjendet hoteli i Radojçiqit.

Ky rast ka ndodhur dhe ëshët publike në Serbi, për shkak se pjesa tjetër e incizimit ka të bëj ku ky person është bërë për mbikëqyrje mjekësore ku vet Radojçiq e ka dërgu në spital dhe e ka shëru të njëjtin person. Ky është vetëm një prej rasteve që ka ndodhur”, ka deklaruar ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat